Cili është raporti aktual me Bashën?/ Flet Alibeaj: Besoj që ai…

0
108
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i komanduar i PD, Enkelejd Alibeaj ka folur për raportin që ka aktualisht me ish-kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Bashën. Në emisionin “Intervistë” me Merita Haklajn, në A2 CNN Alibeaj shprehu qendrimin e tij lidhur me praninë e Bashës në fushatë.

“Lulzim Basha është një deputet i Partisë Demokratike. Mungesa e tij në hapjen e fushatës së PD nuk do të thotë asgjë. Secili deputet bën zgjedhjen e vet.

Në PD nuk do të ndodhë më që të mos respektohet mendimi i të tjerëve. Mirë do të ishte që në zonën e vet të dilte dhe besoj se do të dalë, në mbështetje të kandidatit Roland Bejko”, deklaroi Alibeaj.

Ai ndërkohë tregon se cilat janë shtyllat kryesore mbi të cilat PD do vijojë fushatën deri në ditën kur qytetarët t’i drejtohen kutive të votimit.

Alibeaj u shpreh se në ato bashki ku PD-ja formale nuk do të ketë kandidatë, ata do të fokusohen në çështjet politike por edhe në atë të ringritjes së PD-së.

Por çfarë do të ndodhë në bashkitë ku PD-ja e Alibeajt nuk ka kandidatë për kryetarë bashkie?

Kreu i komanduar i PD-së theksoi se linja politike që do të ndiqet nga selia blu është kjo: demokratët dhe elektorati gri do të ftohen që të mbështesin kandidatët e PD-së për këshillin bashkiak.

Pra në bashki si Elbasani, Shkodra apo Durrësi e të tjera, PD-ja formale nuk do të bëjë thirrje për mbështetje të kandidatit të koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë”, të Berishës dhe Metës.

“Pse nuk do të thuhet nga ana jonë që të votohet një ish demokrat siç është Luçiano Boçi, apo Këlliçi e Cara e shumë të tjerë? Sepse ata sot janë strehuar në një parti të majtë siç është PL”, tha ai.

Alibeaj theksoi se asnjë nga kandidatët e “Bashkë Fitojnë” nuk është për të demokrat, por i cilësoi si përfaqësues të Ilir Metës.

I pyetur konkretisht për kandidaturën e Bardh Spahisë në Shkodër, një bastion historik i të djathtëve, Alibeaj përsëriti se qëndrimi do të jetë i njëjtë.

“Unë besoj isha i qartë në atë që u shpreha. Nuk është gara jonë. E kemi fare të qartë. Qëndrimi politik i PD-së në zgjedhjet që vijnë, aty ku kemi vetëm këshilltarë bashkiakë do të jetë votimi i listës së këshilltarëve bashkiakë të PD-së, me numrin 9”, theksoi ai.

Enkelejd Alibeaj solli në vëmendje se për këta kandidatë të dalë nga Primaret, dora ka qenë e shtrirë deri në fillim të marsit. Por, siç shtoi ai, ata treguan se nuk kishin nevojë të garonin nën siglën e PD-së, duke formuar koalicion me një parti të majtë siç është PL.

Zjarr Tv Ad