Çmimi i lartë i apartamenteve në Tiranë, shoqata e ndërtuesve: Pasojë e taksave të jashtëligjshme, i kemi dërguar në Gjykatën Kushtetuese

0
56
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

I pyetur për çmimin e lartë të apertamenteve në Tiranë, përfaqësuesi i Shoqatës së Ndërtuesve, Luigj Aleksi tha në konferencën për mediat se kjo vinte si shkak i taksave të cilat ishin edhe të paligjshme dhe në kundërshtim me direktivat europiane.

Ai tha se dy prej këtyre taksave ishin dërguar në gjykatën Kushtetuese.

“Në këto masa është edhe masa e dherave që shtë e jashtëligshme edhe me direktivat europiane. Po ashtu taksa e strehimitsocial. Të gjitha këto rrisin me 40% ato që ndërtuesi ua jep si taksë. Sigurisht që mund të ketë dhe njerëz që mund ta mbajnë shumë lart stekën.

Matematikisht iu them se çmimet do bien si efekt i reduktimit të sistemit të taksave. Beteja ka kohë që ka filluar, 2 prej këtyre taksave i kemi dërguar në Gjykatën Kushtetuese dhe një është në proces trajtimi juridikisht.

Po mundohemi të rikapim trendin për t’i vënë në linjë sepse ju e dini se për disa kohë ka munguar edhe gjykata Kushtetuese”– u shpreh Aleksi.

Zjarr Tv Ad