Deputeti Arbi Agalliu ka dale ne nje deklarate per mediat kete te merkure nga Kuvendi, nje dite pasi grupi parlamentar i PD depozitoi ne Gjykate Kushtetuese kerkesen per shfuqizimin e Bordit te Transparences.
Agalliu tha se grupi parlamentar i PD i ben thirrje Qeverise te marre dy masa qe jane urgjente per te ulur cmimin e karburanteve ne Shqiperi.
“Grupi parlamentar i PD kerkon nga qeveria marrjen e dy masave urgjente per lehtesimin e situates dhe uljen e cmimit te karburanteve.
Se pari qeveria te perdore autoritetin e saj per te ndikuar ne veprimtarine e bordit per uljen e menjehershme te cmimit te naftes, gazit.
Abuzimet qe po ben bordi gjate muajve vjedhje e hapur e qytetareve, abuzim qe po kryhet me lejen e qeverise nga oligarket e naftes.
Se dyti, hartimi i nje pakete te posaçme fiskale apo heqjen e perkohshme te taksave dhe uljen e tyre per çmimin e karburanteve.
Qeveria e ka ne dore uljen e cmimit te karburanteve duke hequr apo ulur taksat qe per fat te keq u marrin shume para familjeve shqiptare”, tha Agalliu.