Çollaku: Shqipëria si terminal refugjatësh, s’dihet kush hyn e kush del

0
28
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetari Basir Çollaku, është shprehur se vendin ynë, është kthyer në një terminal refugjatësh ku vijnë e hyjnë nga kombe të ndryshme.

I ftuar në SYRI TV, Çollaku, shprehet se marrëveshjen që Rama do ta kthejë në ligj, nuk ke ku ta ankimosh sepse gjykatat “dihet si janë”.

Çollaku: “Këta refugjatët që vijnë këtu e gjezdisin nëpër Shqipëri, numri është shumë herë më i lartë. Vijnë afganë, ujgurë, muxhahedinë. Jemi bërë një OKB eksodi, një terminal me të gjithë problemet që mbart dhe institucionet nuk kanë asnjë lloj aksesi aty.

Atë marrëveshjen e parlamentit, pasi të bëhet ligj do ta çosh në gjykatë, në cilën gjykatë. Ky pasi ka mbaruar punë me infrastrukturën më herë, me gjykatë, parlament, drejtësi, qeveri, me të gjitha, pse nuk i merr me vete këto zv/kryeministrat që të firmosin.

Jashtë firmos ai, këtu brenda firmosin ata. Dhe ata që firmosin këtu, i shet pas 6 muajsh apo 1 vit më vonë, sepse kanë ngrënë dardha pa lejen e tij’.

Zjarr Tv Ad