Ka humbur jetën si pasojë e Corona*virusit, historiani dhe gazetari Nuri Dragoi. Referuar dëshmive të të afërmve të tij, Dragoi ka qenë prej disa javësh i infektuar me Corona*virus, dhe nuk ka mundur që të mbijetojë dot.
Dragoi ka qenë botues i disa librave, dhe i njohur për qendrimet e tij publike, ndaj çështjeve të ndryshme historike dhe të aktualitetit në vend.
Lajmi për humbjen e tij, konfirmohet dhe nga gazetarja Eglantina Alliaj, e cila shpreh dhimbjen që Dragoi ka lënë pas te miqtë e tij.
“Në një betejë dyjavore, me këtë vir*us të mallkuar që po merr shumë jetë njerëzish, ti humbe miku ynë, bashkëpunor i mirë, studiues dhe publicist i njohur, Nuri Dragoi! Çfarë dhimbje për familjen tënde, për miqtë, bashkëpunëtorët dhe dashamirësit.
Pena jote do t’i mungojë studimeve, historisë dhe rrënjeve shqiptare, ashtu sikur ti dije ta gdhendje në letër. I paharrruar qoftë kujtimi yt! Qofsh i parajsës!”, shkruan Alliaj në postimin e saj në rrjetet sociale.