Lefter Maliqi i kërkon llogari Ministrit të Brendshëm për vr-asjen e të rinjve në Malësinë e Madhe

0
72
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në Kuvend ka nisur interpelanca e thërritur nga deputeti Lefter Maliqi, me Ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj, sa i takon nivelit të k-riminalitetit në vend.

Që në nisje të seancës, Maliqi u shpreh se do të donte që sot të fliste si ekspert, ndërsa pyeti Lleshajn lidhur me vr-asjen e dy të rinjve në Malësinë e Madhe, apo pamjet e parcelave me k*anabis që janë bërë publike, nga gazetarë të ndryshëm.

“Ngushëllime familjeve të dy të rinjve në Malësinë e Madhe, që humbën jetën për shkak të paaftësisë së parandalimit të policisë në fushën e k-rimit, ç’mund të na thoni për k-riminalitetitn, ndërkohë që Cela po thotë se k-rimi ka pushtuar qytetin e Elbasanit, për vr-asje m*akabër në Lushnje e Shkodër, për problemet e d-rogës, ku dy ditë më parë u kapën 1.2 ton d-rogë.

Vr-asjen që u bë në Malësinë e Madhe, por ç’mund të na thoni edhe për parcelat me d-rogë, kur s’kemi marrë asnjë masë po policët. Ç’mund të na thoni për Vettingun skandaloz në Polici, për veprimet e OFL-së dhe veprimet e tyre të famshëm, apo për policinë shtetërore”, ishin pyetjet e Maliqit në Kuvend, të cilave Lleshaj iu përgjigj duke thënë se; situata e rendit në Shqipëri, është më e mira që ka qenë ndonjëherë.

“Shqipëria, ka sot situatën e saj më të mirë të rendit në vend, pikë. Sa për shembull Shqipëria numëron 1.7 vr-asje për 100 mijë banorë, ndërsa mesatarja e BE-së është 1.2. Tirana nuk ka asnjë zonë të saj ku nuk mund të kalohet, megjithë përpjekjet e mediave që tentojnë ta nxijnë situatën.

Do të kërkoni më kot një shembull tjetër, të ngjashëm me vendin tonë, kur mediat mbahen vetëm me lajme kronike. 3 herë më shumë vr-asje ka Polonia, që është pjesë e BE-së, ka shumë vende të tjera që e kanë më të lartë numrin e vr-asjeve, e emgjithatë lajmet e kronikës nuk janë në ballinë.

Mezi kanë arritur që të shkrepin, ndonjë foto me parcela me disa bimë, janë hedhur shumë para për të bërë ato foto, dhe më pas e mbushin me pamje arkive. K*anabisi në Shqipëri, ka marrë një goditje përfundimtare, cilat janë provat për këtë.

Së pari; operacionet e gjëra në bashkëpunim me Guarda Di Finanza, që kanë dalë në konkluzionin se parcelat, janë vendosur në zona shumë të thella, dhe në parcela shumë të vogla. Së dyti; niveli i d-rogës së kapur në brigjet përtej Shqipërisë, është ulur ndjeshëm”, u shpreh Lleshaj.

Zjarr Tv Ad