Departamenti Amerikan i Shtetit ka këshilluar amerikanët/ Bëni kujdes me udhëtimet në Kosovë: Ja nga çfarë rrezikoheni…

0
251
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Departamenti i Shtetit, këshilloi amerikanët të rishikojnë udhëtimet në Kosovë, për shkak të korona*virusit dhe të tregojnë kujdes, nga rreziku i terrorizmit në disa zona, ku ai është rritur.

Në një kujtesë për udhëtimet, Departamenti i Shtetit, thotë se Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) në SHBA, ka lëshuar një njoftim ku Kosova vazhdon të përfshihet në nivelin 3 për shkak të Corona*virusit.

Në kujtesë thuhet se Kosova, ka hequr urdhrat e qëndrimit në shtëpi dhe ka rifilluar disa lloje transporti dhe operacione biznesi.

Në kujtesë, Departamenti i Shtetit këshillon që shtetasit amerikanë, të vizitojnë faqen në internet të Ambasadës së SHBA-së, për informacione mbi Corona*virusin në Kosovë.

Ai këshillon gjithashtu, që ata të rishikojnë udhëtimet për në Mitrovicën e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan për shkak të mundësisë për trazira civile, si pasojë e tensioneve etnike.

Grupet te*rroriste, thuhet në kujtesë, vazhdojnë të planifikojnë s*ulme të mundshme në rajonin e Ballkanit, përfshirë Kosovën.

“T*erroristët, mund të sulmojnë më pak ose pa paralajmërim, duke vënë në shënjestër vendet turistike, qendrat e transportit, tregjet apo qendrat tregtare, objektet e qeverisjes vendore, hotelet, klubet, restorantet, objektet fetare, parqet, ngjarjet kryesore sportive dhe kulturore, institucionet arsimore, aeroportet dhe zona të tjera publike”, thotë Departamenti Amerikan i Shtetit.

“Tensionet brenda dhe midis komuniteteve në veri të Kosovës, mbeten një burim trazirash të mundshme në Mitrovicën e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan. Megjithëse trazirat e fundit, kanë qenë të motivuara politikisht dhe nuk përfshijnë turistë ose anëtarë të bashkësisë ndërkombëtare, kalimtarët mund të preken”, thuhet në kujtesë.

Qeveria amerikane, thuhet aty, ka aftësi të kufizuara për të siguruar shërbime emergjente, në veri të Kosovës për punonjësit e qeverisë amerikane, kur ata udhëtojnë në atë rajon.

Zjarr Tv Ad