Ndarja e tij nga jeta në lule të rinisë preku zemrat e të gjithëve/ Barbana rrënqeth me dedikimin e saj për të vëllain…

0
110
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ergi Dini, do të festonte ditën e sotme 26-vjetorin e lindjes, nëse do të ishte ende në këtë botë. Artistit të ndjerë, ju pre jeta në mes, në lule të rinisë në vitin 2016-të, pas një ak*sidenti t*ragjik me motor.

Ergi kishte një lidhje shumë të ngushtë me motrën e tij, Barbanën, e cila sot i ka bërë një dedikim vëllait, me të cilin na theu zemrat të gjithëve. Këngëtarja ka publikuar në Instagram, një fotografi të Ergit dhe fjalët që i ka kushtuar, janë shumë prekëse.

“Sot është dita jote e lindjes! Sa dhimbje e madhe është, të kesh shumë gjëra për të thënë dhe të mos kesh mundësinë t’i thuash, sepse asnjë fjalë nuk ka më vlerë dhe nuk ndryshon asgjë… Sa dhimbje të jetosh pa ty, sa dhimbje të mos kesh prezencën tënde, për t’i dhënë kuptimin që kishte jeta me ty… Sa gjëra do të doja të t’i thosha”, ka shkruar Barbana.

Si sot një vit më parë, këngëtarja përmbushi amanetin e vëllait të saj, duke bërë publike një këngë që ai e kishte lënë përgjysmë. Kënga me titull “Ku je” erdhi si një homazh për artistin, i cili e kishte punuar vetë një pjesë të tekstit, para se të ndërronte jetë.

Zjarr Tv Ad