Covid-19/ Deklaroi mbylljen e kufijëve, Hungaria ndeshet me kundërshtimin e Bashkimit Europian

0
28
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Bashkimi Europian ka kritikuar Hungarinë për politikën e saj diskriminuese kufitare dhe tha se do të propozojë një paketë rregullash të përbashkëta në lidhje me kufizimet e udhëtimit në Unionin Europian.

Më 28 gusht, Hungaria deklaroi se duke filluar nga 1 shtatori, do të mbyllë kufijtë për 1 muaj, për të ndalur rritjen e numrit të të infektuarve me koronavirus, kurse hungarezët që kthehen nga vendet tjera duhet t’i nënshtrohen masës së karantinës.

Sidoqoftë, masa e re kufitare përjashton Poloninë, Sllovakinë dhe Republikën Çeke – vendet e të ashtuquajturit Grupi i Vishegradit, të cilat shpesh kanë mospajtime me politikën e BE-së, veçanërisht për çështjen e emigracionit.

“Çdo masë që nuk përputhet me parimet themelore të ligjit të BE-së, natyrisht duhet të tërhiqet menjëherë”, tha Komisionari i Drejtësisë i BE-së, Didier Reynders.

Komisioni Europian ndërkohë tha se “në ditët e ardhshme” do të shpallë rekomandime, se si vendet anëtare të BE-së mund të harmonizojnë më mirë kufizimet e udhëtimit.

Në fillim të krizës së Covid, shumë vende europiane vendosën masën e mbylljes së kufijve edhe për vendet anëtare të BE-së. Që nga ajo kohë, shumica e vendeve anëtare kanë ndjekur një qasje më të lokalizuar të masave, që bazohet kryesisht në situatën në rajone specifike.

Zjarr Tv Ad