COVID 19, Rama: Asnjë bilanc nuk bëhet në mes të luftës, pakica e të padëgjueshmëve “minë me sahat”

0
73
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama tha se të dhënat e bilancit nga pandemia e koronavirusit deri në këtë pikë që kemi mbërritur janë inkurajuese.

E gjithë kjo, tha Rama, është falë masave shtrënguese të marra nga qeveria.

Në të kundërt, tha ai, shifrat do të ishin krejt të tjera.

Rama: Nëse nuk do të kishim marrë asnjë masë mund të kishim 3008 të infektuar, me projeksionin mesatar do të ishim 600 të infektuar, sot jemi më pak, 377. Ky është rezultat i masave që kemi marrë. Nëse nuk do të kishim marrë masa dot do të kishim numëruar 286 të vdekur, me projeksionin tonë mesatar përllogaritja ishte 45 të vdekur. Sot jemi 21 të vdekur dhe jemi në 5.6% të rasteve. Matja më adekuate është me 1000 000 banorë. Ne kemi sot një bilanc inkurajues. Asnjë bilanc nuk bëhet në mes të luftës, në mes të ndeshjes, bëhet kur mbaron lufta. Nëse do të ecim kështu do ta mbarojmë luftën me kryet lart dhe do të kemi bërë histori së bashku.

Rama u shpreh i kënaqur më shumicën dërmuese të qytetarëve që kanë respektuar masat por shqetësim mbetet një pakicvë e vogël që Kryeministri tha se janë një “minë me sahat” ndaj të cilëve duhen marrë masa patjetër.

Rama: Ecuria është goxha pozitive, në radhë të parë falë jush, falë 99 e më shumë shqiptarëve që në këtë luftë po bëjnë më të mirën e tyre. 0.5% e të pabindurve dhe të papërgjegjshmëve që nuk duan të dëgjojnë masën e madhe që po dëgjon janë pak por mbeten një minë me sahat që duhet ta adresojmë me patjetër. Ndërkohë që ka shumë halle, probleme specifike, çështje që shumë njerëz përballen, po merremi me të gjitha me çfarë kemi mundësi.

Zjarr Tv Ad