Çuçi tregon çfarë u gjet në Ambasadën e Iranit: U zunë në befasi, vepruam për arsye sigurie

0
276
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, ka thënë mbrëmjen e djeshme se Forcat Speciale shkuan në ambientet e Ambasadës së Iranit për arsye sigurie. Sipas tij, diplomatët kishin vetëm 24 orë kohë të largoheshin nga vendi dhe u zunë në befasi nga vendimi i dëbimit.

Megjithatë, i ftuar në “Top Story” ai tregoi se asnjë pajisje nuk është prekur në selinë diplomatike të Republikës Islamike të Iranit. Çuçi theksoi se aty do të veprojnë institucionet e tjera dhe kjo nuk është detyrë e Policisë së Shtetit.

“Nuk kishte ndonjë tension përtej asaj që pritet. Ata patën 24 orë kohë dhe lëvizjet do ishin pak të tensionuara. Mund të jenë zënë në befasi por ne ishim të prerë për vendimin dhe për orën e përcaktuar për largimin e tyre. Vetëm tre diplomatë kishin mbetur në Shqipëri. Një I ngarkuar tentoi por nuk mundi të hynte dhe u kthye mbrapsht sepse ishte marrë vendimi.

Sot nuk kishte ndonjë tension. Aty pati ndërhyrje për sigurie dhe nuk është prekur asnjë pajisje apo dokument që janë sot në Ambasadë se do ketë procedura të tjera. Janë procedura diplomatike. Aty thjesht po zbatohej vendimi i gjykatës. Në rezidencë nuk është ndërhyrë fare.

Është e pritshme që Irani të reagojë por çdo gjë është bërë brenda procedurave. Iu kërkuam nëse keni nevojë tju shoqërojmë me eskortë policie, por nuk kishin nevojë. Ishte vendimi i gjykatës për siguri. Vendimi i qeverisë ishte i qartë. Çështja penale i takon organeve të drejtësisë. Nuk përzihet procedura diplomatike me ato penale”, tha Bledi Çuçi, ministër i Brendshëm.

Zjarr Tv Ad