“PS ka mbaruar moralisht”- Agim Nesho për ligjin mbi dekomunistizimin: Luftë kundër një lideri kryesor të opozitës

0
63
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

I ftuar në emision, zëvendëskryetari i Partisë së Lirisë, Agim Nesho duke komentuar ligjin mbi ‘dekomunistizimin’, tha se e gjithë nisma e nisur nuk është gjë tjetër veçse ndaj një lideri kryesor të opozitës, siç është Ilir Meta.

Sipas Neshos e gjithë kjo tymnajë ngrihet nga qeveria Rama për të tërhequr vëmendjen nga skandalet e zbuluara, si afera e inceneratorëve dhe shumë tendera të tjerë korruptiv.

“Mendoj se reagimet që ka bërë PS që është në pushtet, në një kohë krize të madhe, ekonomike, politike, kërkonin që reagimi i qytetarëve të ndahej, që disa ta quanin ligj të domosdoshëm. Pavarësisht se mund të ishin bërë më mirë problemet e kufizimit të ish-pjesëmarrësve në diktaturë, ne kemi evoluar si shoqëri. Tani Rama do ta kthejë këtë luftë të opozitës, ndaj një nga liderve kryesor të opozitës, për të cilin mendon se ekzistenca e tij do të jetë në një rrezik të shtuar, kur pushteti i tij ka degjeneruar. PS ka mbaruar moralisht.

Nga problemet e korrupsionit galopant. Ndaj ky ligj i shërben klasës politike, klikës për të tërhequr vëmendjen ndaj problemeve të mëdha të vjedhjes dhe abuzimeve me pronat publike. Ndaj kërkohet që fokusi i politikës të kthehet te disa individë të caktuar në politikë. S’ka kuptim që të ketë ligje për një person. Në 20015 ka qenë një ligj që ka kaluar në formën e konsensusit, ligji gjerman me të gjitha cilësitë e tij. Ishte pikërisht kjo forcë politike. Kjo forcë politike kthehet me qëllim të caktuar për të goditur një lider të caktuar, dhe kërkon që të rikthejë ligjin kundër një personi të caktuar.

Ky tregon karakterin e këtij pushteti, që jo vetëm se ka degraduar, por manipulimi i këtij akti tregon se ky pushtet vepron kundër individëve të caktuar. Me një e-mail që niste dhe mbaronte me vdekje fashizmi, liri populli, me këtë u morën. Është kryesisht çështjes politike me mjete mafioze, për të tërhequr vëmendje nga skandalet, si incenerarorët, që e ka goditur rëndë këtë qeverinë.”, theksoi ai.

Zjarr Tv Ad