Daily Mail: “Fituan idiotët”, Shaqiri jashtë ndeshjes

0
67
LONDON, ENGLAND - MAY 25: Xherdan Shaqiri of Bayern Muenchen celebrates victory after the UEFA Champions League final match between Borussia Dortmund and FC Bayern Muenchen at Wembley Stadium on May 25, 2013 in London, United Kingdom. (Photo by Alex Livesey/Getty Images)
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Prestigjozja britanike Daili Mail i ka dhënë shumë hapësirë vendimit të ekipti të Liverpul për të lënë jashtë formacionit futbollistin me origjinë shqiptare Xherdan Shaqiri, në ndeshjen kundër Cverna Zvezdës në Beograd. Në titullin kryesor shkruhet: Fituan idiotët! Shaqiri nuk udhëtoi me skuadrën e Liverpulit për t’u përballur me Crvena Zvezdën në Beograd. Shqiptari i Kosovës që luan për Zvicër festoi me shqiponjën dykrenare golin kundër Serbisë në Botëror. Vendimi për të mos e marrë Shaqirin ka bërë që tashmë ky vendim të konsiderohet politik shkruan Daily Mail.

Liverpool u mundua të ulte tensionet në Beograd dhe la Xherdan Shaqirin në shtëpi kur udhëtoi për në stadiumin “Marakana” në Serbi për tu përballur me Crvena Zvezdën mbrëmjen e së martës, ku ekipi britanik u mund me rezultatin 2 me 0 në ndeshjen e vlefshme për Champions League.
Vendimi u mor për të evituar një lloj hakmarrjeje për lojtarin që bëri shqiponjën me duar, simbolin e Shqipërisë, pasi shënoi për Zvicrën në Botëror duke e mundur Serbinë, vendin që patriotët e tij e luftuan për të fituar pavarësinë, shkruhet më tej. Trajneri i Liverpul Jurgen Klop pak ditë para ndeshjes shprehej se ky nuk ishte një vendim i kërkuar nga Shaqiri pasi ai dëshironte të luante. Por e ka pranuar duke kuptuar situatën.

…dhe Liverpool humbi. Sepse një gjë që duhet vlerësuar në golin kontrovers të Shaqirit për Kombëtaren zvicernae në fitoren 2-1 në Kaliningrad këtë verë. Mënyra e festimit të Shaqirit suhte një reagim ndaj sjelljeve të tifozëve serbë të cilët fishkëllenin sa herë aiprekte topin. Dhe sa herë portreti I tij shfaqej në ekranin e madh atë e fyenin. Por ai u largua nga fusha me kokën dhe duart lart tek tifozët serbë, triumfues edhe pse shtatshkurtër. Vendimi i Liverpool ka vendosur një precendent që nuk i ndihmon futbollit. Dy javë më parë, trajneri i Crvena Zvezdës bëri një deklaratë publike për pritjen që do i bëhej Shaqirit nëse shkonte në Beograd.
“Mendoj që Shaqiri do të përjetonte një presion të madh psikologjik”, tha Terzic. “Ai e di ku po vjen. Nuk e di nëse ai do të luan në Marakana në këto kushte”.
Një deklaratë e papranueshme, sipas Daili Mail, e bërë nga një ekip që përdor politikën si mjet për të përfituar duke lënë Liverpoolin pa një lojtar të rëndësishëm në Beograd.

Nuk ka pasur asnjë agjenci inteligjente që ka paralajmëruar për ndonjë kërcënim me jetë kundër Shaqirit. Madje nuk ka pasur as ndonjë parullë të përgatitur kundër lojtarit para kësaj ndeshje, shkruante gazetari i njohur serb i sportit Milos Markovic. Crvena Zvezda i ka tërhequr vërejtje tifozëve për faktin se klubi është në presion të vazhdueshëm të UEFA-s dhe rrezikon gjoba të rënda dhe ndoshta edhe eliminim nga gara nëse sinjalizohen sjellje kundër rregullave të saj. Por, idiotët fituan. Në vend që të largojnë elementin politik dhe të “fokusohen në një ndeshje futbolli, të lirë nga çdo gjë”, siç tha Klopp, vendimi ishte më shumë politik. Nuk ka asnjë justifikim për supozimet që dominuan konferencën për shtyp në stadium, përfundon shkrimi.

Zjarr Tv Ad