Dalin detaje të reja nga vrasja në Vlorë/ Gjyshi e kishte rritur që foshnje, nipi i merr jetën

0
29
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e ndodhur ditën e djeshme në Vlorë ku nipi qëlloi me armë pas koke gjyshin.

Mësohet se 69-vjeçari me iniciale V.K e kishte rritur i vetëm nipin që kur ishte foshnje pasi prindërit e tij kishin humbur jetën në një aksident automobilistik.

I riu qëlloi dje gjyshin e tij me armë duke e plagosur e më pas ka thirrur ambulancën.

Disa orë më vonë 69-vjeçari ka ndërruar jetë pasi nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra në kokë.

I riu, është vënë tashmë në pranga nga policia e Vlorës, pasi pas pyetjesh dhe shumë kontradiktash në rrëfimin e ngjarjes ka pranuar në fund se ishte ai autori.

Gjithcka nisi në kohën që ai ka tentuar t’i vidhte gjyshit paratë që kishte në banesë. Por, në atë kohë gjyshi e ka parë dhe mes tyre ka nisur sherri. Në sherr e sipër ai ka rrëmbyer pistoletën dhe e ka qëlluar me një plumb në kokë.

Më pas ka njoftuar ambulancën dhe policinë dhe ka treguar se e kishte gjetur të plagosur, duke thënë se në banesë mungonin paratë dhe gjyshi mund të ishte plagosur nga grabitësit. Autorësinë e krimit e pranoi sot rreth orës 04.00 te mëngjesit.

Nipi ka pranuar në polici vrasjen e gjyshit të tij si dhe ka treguar vendin ku kishte fshehur armën.

Ndërkohë ditën e djeshmë nipi tha se kishte gjetur gjyshin e tij të plagosur pasi disa persona kishin grabitur shtëpinë e tij duke marrë 1 milion lekë.

Policia e Vlorë ka dhënë versionin zyrtar të krimit që ndodhi mbrëmjen e kaluar në këtë qytet ku 69-vjeçari Vangjel Kapllani u vra nga nipi 17-vjeçar.

Policia ka arrestuar ndërkohë edhe tre të rinj të tjerë për mbajtje pa leje dhe përdorim të armëve, të cilët dyshohet se i kanë shitur adoleshentit armën me të cilën qëlloi pas koke gjyshin e tij.

“Lidhur me ngjarjen e mbrëmshme ku i moshuari 69-vjeçar u dërgua në Spitalin e Vlorës në gjendje të rëndë shëndetësore, me pretendimin se u gjet i gjakosur nga nipi i tij, bëjmë me dije se:

Policia e Vlorës pas hetimeve intensive, ka bërë zbardhjen e gjithë mekanizmit të ngjarjes. Rezulton se autori i dyshuar i krimit të jetë nipi i të moshuarit, V.K., 17 vjeç, i cili do të përballet penalisht për veprën penale ‘Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare’.

Pas ekspertizës së kryer në pjesën e pasme të kokës së viktimës është konstatuar një predhë armë zjarri, e cila si pasojë ka sjellë vdekjen e të moshuarit.
Gjithashtu, shërbimet policore kanë sekuestruar edhe armën e krimit, tip pistoletë, të cilën autori e kishte hedhur në një pusetë afër banesës me qëllim për të fshehur gjurmët.
Në vijim të veprimeve hetimore, policia ka arrestuar në flagrancë 3 persona, të cilët dyshohen se i kanë shitur armën e krimit autorit të ngjarjes, shtetasit L.M., 17 vjeç, F.Xh., 16 vjeç dhe M.A., 28 vjeç, të cilët u arrestuan nga Policia për veprën penale ‘Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve’”, deklaron policia e Vlorës.

Zjarr Tv Ad