Dalin emrat, ja lista e subjekteve që do ti nënshtrohen vettingut në polici

0
14
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në faqen zyrtare të Komisionit të Jashtëm të Vlerësimit janë publikuar listat e punonjësve të Policisë së Shtetit që aktualisht janë në detyrë dhe që do t’i nënshtrohen vlerësimit kalimtar dhe periodik në shortin e parë.

Pesë trupat e vlerësimit kanë nisur hetimin administrativ me kërkimin e të dhënave nga institucionet publike dhe private. Ky proces bazohet në  tre komponentët e vlerësimit: kontrolli i pasurisë, kontrolli i figurës dhe kontrolli profesional.

Pas perfundimit të procesit të hetimit administrativ subjektet do të njoftohen për përfundimin e hetimit administrativ dhe caktimin e datës për seanca dëgjimore publike në zbatim të ligjit 12/2018, i ndryshuar  dhe Kodit të Procedurave Administrative.

Më poshtë lexoni listën e plotë:

Lista e subjekteve për shortimin e parë

Zjarr Tv Ad