Dalin pamjet/ Kamioni shemb mbikalimin e këmbësorëve në autostradën Durrës-Tiranë

0
231
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Këtë mëngjes (22 shtator) është shembur mbikalimi i këmbësorëve në Sukth, si pasojë e një aksidenti në autostradën Durrës-Tiranë, kur një kamion humbi kontrollin dhe u përplas me mbikalimin e këmbësorëve.

Për pasojë është amortizuar struktura metalike që ngrihej në autostradën në Sukth.

Nga pamjet duket mbikalimi i rrëzuar, i cili mund të kishte rrezikuar mjetet që kalonin më autostradë, por për fat të mirë nuk janë nuk janë shkaktuar dëme në automjete tjera.

Policia thotë se devijuan trafikun deri në pastrimin e plotë të rrugës. Ndërsa, aktualisht qarkullimi i automjeteve në autostradën Durrës-Tiranë-Durrës, vijon pa probleme.

Sakaq mësohet se nga përplasja e kamionit është dëmtuar pasagjeri që ndodhej në kamion.

Zjarr Tv Ad