“DASH kur shkruajnë dhe DELE kur flasin”,Ylli Manjani ironizon deklaratën e Ramës mbi raportin e amerikanëve: Edhe këtë vit të korruptuar dalim

0
87
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka reaguar pas debatit për raportin e DASH, ku qeveria shqiptare është cilësuar, si më e korruptuara.

Në një postim në Facebook, Manjani ironizon deklaratën e kryeministrit Edi Rama, i cili tha se raporti i DASH është i njëjti çdo vit.

Sipas tij amerikanët e DASH të tjera gjëra shkruajnë e të tjera gjëra thonë me zë.

Postimi i plotë i Ylli Manjanit:

Po mo “copy and paste” është ky raporti vjetor i DASH. Edhe këtë vit si vitet e mëparshme njësoj “Të Korruptuar” dalim.

Ka të drejtë Rama.

Na pëlqen ose jo, kjo është e vërteta.

Amerikanët e DASH të tjera gjëra shkruajnë e të tjera gjëra thonë me zë. Dmth janë DASH kur shkruajnë e DELE kur flasin. Çdo vit njësoj.

Totalisht jo seriozë.

E kemi të jetuar këtë deledash (Rama e quan copy&paste) realitet çdo vit.

Personalisht nuk kam asnjë entusiazëm as kur shkruajnë e as kur flasin deleshashët.

It doesn’t really mean anything.

Kështu që kushdo që përdor raportimet deledash të Amerikës për të bërë opozitë e ka kot…

Zjarr Tv Ad