Dashamir Shehi habit me deklaratën e tij: Pas 25 prillit nuk mbërrin mrekullia por…

0
919
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i LZHK-së Dashamir Shehi, është shprehet se; ka ardhur koha që Shqipëria të ketë një lider normal.

Gjithashtu, Shehi thotë se; vendit i duhet një lider normal, duke iu referuar Lulzim Bashës, ndërsa nënvizon rëndësinë e rrotacionit vertikal siç e quan ai. Shehi thekson se; pas 25 prillit nuk do të mbërrijë mrekullia, por shpresa.

Deklarata e Shehut:

“Të gjithë këtu që thua.. unë do të doja një opozitë dhe besoj se po i afrohemi një njeriu normal. Po i pati të gjitha këto që thoni ju energjik, sharmant, bëhet i keq. Na kanë lodhur këta energjikët e mëdhenj. Ne duam një njeri normal. Falë zotit ky që kemi është normal, i afrohet normalitetit.

Besoj se do të kemi një ndryshim. Kjo fjala që thonë rrotacion. Mirë e the ti është etimilogjia e fjalës. Meqë shumica e fjalëve politike të herës së fundit kanë qenë tepsia, kazani, gjëra që rrutollohen. Rrotacioni në Shqipëri kuptohet sikur kjo tava rrotullohet në të njëjtin rrafsh. Unë duam atë që the ti rrotullim vertikalisht, ne duam ta përmbysim fare këtë. Duam të bëjmë një ndryshim të madh, jo vetëm rrotullimin në një rrafsh. Unë them se në politikë gjëra të mrekullueshme nuk ndodhin asnjëherë. Ndodhin gjëra normale, mjafton ndryshimi. Do të çlirojë forca të reja. Pas 25 prillit nuk mbërrin mrekullia. Fillon dita e parë e punës dhe shpresës”, kështu shprehet Dashamir Shehi.

Zjarr Tv Ad