Luljeta Bozo rrëfen si e propozoi Rama për të qenë në listat e deputetëve: Në fillim hezitova prej moshës, por truri më punon në rregull Akoma…

0
2950
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Inxhinierja Luljeta Bozo, ka zbuluar takimin e saj me Kryeministrin Edi Rama, ku iu propozua për të qenë pjesë e listave për deputete, në zgjedhjet e 25 Prillit.

Bozo tregon se; kreu i qeverisë e ka ftuar gjatë ditës së djeshme në një takim, ku krejt papritur i ka propozuar që t’i bashkohet ekipit të tyre, në zgjedhjet e ardhshme. Inxhinierja tha se; fillimisht ajo ka hezituar për shkak të moshës së saj, por më tej ka vendosur që ta pranojë ofertën e bërë.

Inxhinierja Bozo, e cila fitoi një popullaritet të madh pas tërmetit të Nëntorit të 2019-tës thotë s’e asnjëherë nuk ka qenë pjesë e partive politike, pasi për të nuk ka pasur asnjë rëndësi pjesë e përfitimit financiar që merr nga ky angazhim.

Pjesë nga deklarata e Bozos:

Ftesa ishte e papritur për mua, ishte një vlerësim i jashtëzakonshëm për mua, kështu që dje patëm një takim me zotin kryeministër, unë hezitova për disa arsye, që lidhet me moshën, pavarësisht se truri punon akoma në rregull.

Jam e qartë në gjërat që kërkoj, nuk e prisja si propozim, duke parë konsideratën që kanë njerëzit për mua, vendosa që ta pranoj. Nuk jam anëtare e asnjë partie, për mua leku nuk është kryesori në jetë, duam që tiu shërbehet njerëzve.

Jo nuk kemi folur se ku do të kandidoj, unë mendova se takimi ishte për pjesën e rindërtimit, kur atje doli dhe ky propozim, nuk e pyeta fare se ku do të kandidojë. Atje m’u mbush mendja që të pranoja për këtë propozim.

Zjarr Tv Ad