Dashamir Xhepa pranon vrasjen e kunatës: Dyshoja se kishte lidhje me persona të tjerë

0
26
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gjykata për Krime të Rënda ka lënë në burg Dashamir Xhepën, i cili u akuzua për vrasjen e kunatës së tij Lirie Xhepa në 14 shkurt në liqenin e Sharrës.

Xhepa u arrestua gati pas 2 javësh nga ngjarja. Ai u gjet në Peshkopi ku strehohej nga një person, i cili gjithashtu u arrestua nga policia.

Dashamir Xhepa e ka pranuar autorësinë, ndërsa është shprehur se motiv ka qenë një konflikt për prona.

Po ashtu ai ka pohuar se kishte dyshime se kishte lidhje intime me persona të tjerë.

Bashkëshorti i Lirie Xhepës kishte ndërruar jetë prej  vitesh.

Zjarr Tv Ad