Dasma e Luiz Ejllit ‘top’ për fushatë, mundësia që Veliaj s’e lë t’i ikë nga duart

0
224
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj me të vërtetë që ka deklaruar se do të ndalojnë sponsorizimet në rrjetet sociale, por po di shumë mirë sesi të jetë në fokus të qytetarëve edhe pa përdorur rrjetet sociale. Pas Benet Becit, edhe Veliaj ka zgjedhur që të shfrytëzojë famën e Luiz Ejllit (kryefjalës së Shqipërisë për rreth 4 muaj).

Më 6 Maj, Veliaj s’do përdorë sponsorizimet po ka zgjedhur të marrë pjesë në lojën e Luizit, duke kurorëzuar në martesë dashurinë e këngëtarit me Kiara Titon. Reklamë (pa sponsorizime) s’ka gjetur më mirë Veliaj se ky rast, duke ditur sesa të flakët janë fansat e Luizit e sesa shumë ndiqet e pëlqehet nga qytetarët e Tiranës e jo vetëm.

Edhe pse nuk e ka konfirmuar as ai dhe as Kiara se kush do i celebrojë, gjasat janë që të jetë Veliaj, duke qenë se kjo ‘lëvizje’ e tij nuk po bëhet për herë të parë.

“Do të ndodhë një celebrim në natën finale, jam shumë e emocionuar”- tha Kiara një natë më parë teksa ishte e ftuar në ‘Fan Club’.

Famën që të jep një show si ‘Big Brother Albania’ Veliaj e ka shfrytëzuar edhe më parë. Kujtojmë rastin e celebrimit të dy banorëve Fotini dhe Daniel brenda shtëpisë së njohur, por sigurisht që Luizi ka një audiencë akoma më të madhe, ndaj kjo mundësi do shfrytëzohet sa më mirë nga Veliaj.

Ndaj mos u habisni kur të shihni postimet edhe për Lali Erin mbrëmjen e 6 Majit në ‘Instagram’!/Dosja.al

Zjarr Tv Ad