Kryebashkiakja socialiste i përgjigjet sfidës së Berishës: Dal unë me ty në debat!

0
104
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryebashkiakja socialiste Majlinda Bufi ka kërkuar një debat me rivalët e saj, por jo me Erdit Hazizaj, por me vetë Sali Berishën. E ftuar në “Repolitix” në Report Tv me gazetarin Denis Minga, Bufi tha se është e hapur për çdo lloj debati duke thënë se është bindur për punën e saj.

“Do e pranoja debatin me Berishës dhe jo me zotin Hazizaj, jam në detyrë prej 8 vitesh, bashkëpunimi me qytetarët, jam e përkushtuar ndaj punës dhe jam aty vetëm për atë gjë dhe jam e bindur që qytetarët e Roskovecit e njohin.

Nuk më duhet fare profile i kundërshtarit, unë shoh punën dhe objektivat e mi. Jam e hapur për çdo lloj debati. Berisha godet ata që nuk arrin dot, dhe këtë e tregon mbështetja e qytetarëve të Roskovecit”, tha Bufi, njëherazi edhe kryetare e Bashkisë së Roskovecit. Kujtojmë se ditët e fundit Sali Berisha ka sfiduar kandidatët e Edi Ramës dhe atë vetë, për tu përballur në debate televizive.

Zjarr Tv Ad