Shtrimi i rrugëve në prag zgjedhjesh/ Ironizon Artan Hoxha: Inshallah mban asfalti deri fushatën tjetër

0
36
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetari Artan Hoxha ka ironizuar qeverinë për shtrimin e rrugëve gjatë periudhës së fushatës elektorale.

Hoxha, nëpërmjet një statusi në rrjete sociale, është shprehur se vonesat për shtrimin kanë qenë justifikime të qeverisë.

Me nota sarkastike, Hoxha është shprehur se ndonëse rrugët vërtetë nuk janë shtruar gjatë këtyre viteve kur PS-ja ishte në pushtet, por nëse shteti do të punojë e bën natën ditë.

“Si ka qenë ajo kënga në kohën e socializmit?!

Të shtunën u fejove,

të dielën u martove,

të hënën në punë shkove…

Ja pra si e solli rasti.

Vërtetë janë vonuar 4 apo 8 vite për të shtruar rrugët e lagjeve të qytetit, por kur duan të bëjnë diçka, nuk i ndalon asgjë ta bëjnë…

Jo po prokurimi, jo po tenderi, jo po afatet e kalimit të fondeve nga buxheti???!!!

Kur do ky qerrata shtet, e bën natën ditë dhe e mbush gropën me zift…

Të shtunën e gërmuan atë pak asfalt të konsumuar që kishte mbetur në rrugë.

Të dielen i shtruan ziftin dhe shtresën e parë të asfaltit.

Të hënën me goditje të përqëndruar, u shtrua e dyte e asfaltit, rulat e niveluan rrugën për bukuri, madje dhe e vizuan në kohë rekord.…

Po kur paska qenë kaq e lehtë, pse na keni plasur buzën kaq vite…

Të paktën pa gjë nuk dolëm nga kjo fushatë, vërtetë duket shumë pak një dorë ‘çokokrem’, po bereqavrs dhe me kaq…

Ishallah mban ai dreq asfalti deri fushaten tjetër…”, shkruan ai.

Zjarr Tv Ad