Debat i ashpër mes Ahmetajt dhe Bardhit/ Nuk do ti gëzosh lekët: Ua shpife njerëzve me ato gjeste…

0
36
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një debat i ashpër, është zhvilluar mbrëmjen e djeshme në emisionin Opinion, mes Ministrit Arben Ahmetaj, dhe numrit 2 në PD, Gazmend Bardhi. Përmes një telefonate, Ahmetaj ka ndërhyrë në studio, teksa diskutohej lidhur me inceneratorët.

Që në nisje të ndërhyrjes së tij me telefon, Ahmetaj ka k*ërcënuar Bardhin se do t’i nxjerrë dokumenta, që do t’ia nxjerrin bojën, ndërsa i kërkonte ta lejonte të fliste me fjalët “Pusho o gore pusho”, apo i kërkonte drejtuesit të emisionit Blendi Fevziut me fjalët; “pushoje atë gore, thuaj të pushojë ai gore”…

Në anën tjetër, Bardhi e ka quajtur “hajdut” dhe ka paralajmëruar disa herë ish-Ministrin e Financave, se “nuk do t’i gëzojë lekët që ka vjedhur”. Ahmetaj nga ana e tij, e ka paralajmëruar se mund edhe ta quajë me ndonjë “epitet”, pa e thënë se çfarë kishte në mendje, ndërkohë që i ka thënë Bardhit, se “ua ke shpifur njerëzve me ato gjeste”.

Ahmetaj tha se inceneratorët, janë investime publike që i kalojnë shtetit në fund të investimit. Sipas tij, Elbasani ishte në emergjencë, para se të ndizej inceneratori dhe qyteti mbante erën e plehrave. Ai tha se si Ministër i Financave, kishte qenë autoriteti fiskal, ndërsa fizibilitetin e bën autoriteti kontraktor nëpërmjet një komisioni.

Në lidhje me akuzat se ka qenë në makinë me Mirel Mërtirin, që kishte lidhje me kompaninë fituese të inceneratorëve, Ahmetaj tha se ka qenë me të paktën 500 biznesmenë në makinë, duke përmendur Çet Kastratin, Salillarin, Avni Ponarin etj, madje ai tha se ka udhëtuar edhe me Blendi Fevziun në një makinë.

Akuzave të Gazment Bardhit, se ka dhënë mbështetje financiare për një projekt mbi 60 milion euro, Ahmetaj i tha se “ua shpife gjithë dynjasë me ato gjeste”, “Ti ia shpife gjithë dynjasë me lekët që ke çuar në shtëpi”, i është përgjigjur Gazment Bardhi, që mori si përgjigje një sfidë nga Ahmetaj “Gjeji ti pra, m’i gjej lekët ti, gjeji ti”. Në përgjigje sekretari i PD, premtoi se Ametaj nuk do t’i gëzojë lekët.

Zjarr Tv Ad