Bashkëshortja e Macron ka rezultuar pozitiv/ Brigitte Macron është karantinuar për shtatë ditë

0
27
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gruaja e Presidentit Francez Emanuel Macron, Brigitte Macron, do të jetë në vet-izolim për shtatë ditë. Ajo ishte në kontakt me një person të infektuar me corona*virus, njoftoi sot zyra e Macronit.

Siç thuhet, Brigitte Macron, ishte në kontakt të enjten, 15 Tetor, me një person që doli sot pozitiv, i cili ka simptoma të këtij infeksioni, raporton reuters.

“Në përputhje me rekomandimet e zyrtarëve shëndetësorë, ajo do të jetë në vet-izolim për shtatë ditë. Brigitte Macron, nuk ka simptoma të sëmundjes në këtë fazë”, shkruan në njoftim.

Ndryshe, Franca deri më tani, ka raportuar mbi 897 mijë raste me vir*us, ku persona që kanë humbur jetën janë 33477.

Zjarr Tv Ad