Debat i fortë mes Rakipit dhe Salianjit, të kesh turp, ti po tallesh me shikuesin/ Ku është “pezullimi” si koncept në statut?

0
278
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, përjashtimin e Sali Berishës e ka quajtur “pezullim sipas statutit”. Mes tij dhe Ylli Rakipit, ka patur një debat të fortë,  lidhur me statutin dhe faktin se ai nuk e përmban “pezullimin” si koncept.

Pjesë nga debati: 

Ylli Rakipi: Ti mund të bësh marrëzira pafund. Një njeri del dhe përjashton këdo.

Ervin Salianji: Nuk ka përjashtuar njeri. S’ka përjashtuar njeri fare, është pezullim.

Ylli Rakipi: Keni pjellë fjalën pezullim.

Ervin Salianji: Do flasim për statutin apo në parim?

Ylli Rakipi: Ti je moshë e re, merre me mend kur bën edhe ti kështu.

Ervin Salianji: Po pse si të shkelim statutin?

Ylli Rakipi: Statutin ti e ke bërë copa.

Ervin Salianji: Se je gazetar, thuaj cilin nen.

Ylli Rakipi: Kush e pezullon Sali Berishën? Cili nen në statut? Ç’është pezullimi në statutin tuaj?

Ervin Salianji: Pezullimi është masë e përkohshme, që merret deri në zgjidhjen e një situate.

Ylli Rakipi: Pse ore fjalorin shqip-shqip po më tregon ti mua? Ç’është në statutin tuaj pezullimi po të pyes?

Ervin Salianji: Kjo pra është pezullimi.

Ylli Rakipi: Ore mos tall menderen me shikuesin. Pezullimin e ke në statut? Ma nxirr statutin.

Ervin Salianjin: Po është.

Ylli Rakipi: Asgjë nuk ke, duhet të kesh turp!

 

Zjarr Tv Ad