Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Mbrëmjen e djeshme, ambientalisti Sazan Guri, doli hapur kundër vaksinës. Guri deklaroi në emisionin “Bardh a Zi” në ABC, se ai do të nxjerrë shotgun-in në rast se vijnë për të vaksinuar fëmijët dhe nipërit e tij.
Ai u shpreh se që prej fillimit të pandemisë, nuk ka mbajtur kurrë maskë si dhe nuk ka kryer tampon apo test serologjik, duke theksuar se i beson imunitetit natyral.
“Unë do nxjerr shotgun nëse vijnë të vaksinojnë fëmijët dhe nipërit e mi. Po të vete te mjeku dhe të më thotë je me kOVID, kurrë nuk bëj tampon.
Maskë jo, Serologjik jo. S’më ka gjetur asgjë. Nuk e bëj tamponin se futen nanogrimcat. Bota ka thënë që vaksina më e mirë është ajo natyrale”, u shpreh ai.