Evi Kokalari i përgjigjet Iris Luarasit: Nëse DASH do kishte prova për Berishën, do ja jepte Kongresit, nuk ka dhënë asnjë arsye sepse nuk ka prova, vendimi është politik…

0
1553
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Aktivistja Evi Kokalari, reagoi pas disa komenteve të bëra nga gazetarja Iris Luarasi, e cila deklaroi se Departamenti i Shtetit nuk i merr vendimet bazuar mbi thashetheme.

Luarasi po komentonte çështjen e ish-kryeministrit Sali Berisha në një studio televizive. Por Kokalari thotë se nëse DASH do kishte prova, do ia jepte Kongresit.

“Iris Luarasi, meqë ti e ditkërke mirë si funksionon DASH, provat dhe faktet DASH mund t’ia jepte Kongresit kur provat dhe faktet ju kërkuan jo një herë, por dy. Pra, Ambasada në Tiranë nuk jep dot prova dhe fakte për të njëjtën arsye që DASH nuk jep dot prova dhe fakte; Sepse prova dhe fakte NUK KA,” shkruan Kokalari.

Gjatë një debati televiziv, Luarasi u shpreh: “Të gjitha vendimet që ka marrë Departamenti Amerikan i Shtetit, nuk kam parë asnjë rast, që nga momenti kur DASH bën disa figura non-grata dhe e bën publikisht, nuk kam parë asnjë rast ku për njërin prej tyre ka dhënë arsye. Nuk duket se po bën ndonjë përjashtim edhe për Berishën. Prova nuk ka dhënë për asnjë rast. Vendimi është politik, nuk ka një vendim që merret me thashetheme”.

Zjarr Tv Ad