Debat i fortë, Noka përplaset me gazetaren:O zonjë i thërret trurit ti apo jo?

0
80
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një debat me tone të larta ka patur ditën e sotme në ‘Breaking’, Top News me Fiori Dardhën.

Teksa i ftuar në studio ka qenë Flamur Noka, ky i fundit ka patur një përplasje me gazetaren, e cila e pyeste vazhdimisht Nokën pse PD nuk është duke i mbrojtur votat e qytetarëve dhe kur PD do e marr situatën në dorë.

Pjesë nga debate:

Flamur Noka: O zonjë i thërret trurit ti apo jo? Thërriti pra se logjika jote nuk ka asnjë lidhje me të vërtetën

Fiori Dardha: A nuk do ishte më mirë të largoheni nga politike se ka plot forca të reja?

Flamur Noka: Po moj po, dil ti

Fiori Dardha: Unë jam qytetare

Flamur Noka: Unë nuk tërhiqem për sa kohë votojnë demokratët, unë nuk jam në një betejë për qejf, as për të bërë lloqe siç bëni ju.

Fiori Dardha: Jo, jo unë nuk bëj lloqe fare zoti Noka

Flamur Noka: E kisha shumë të thjeshtë të bëja rolin e Bravës, të merrja apartamente dhe kulla, por kam vendosur të kem përballë regjimin më të egër dhe kriminal dhe duhet të më falenderosh se po e bëj dhe për ty dhe për të tjerët.

Fiori Dardha: A mos ndoshta duhet të tërhiqeni si forcë politke deri sa tani nuk po i mbroni votat tuaja?

Flamur Noka: Ju gjeni fajin gjithmonë tek viktima, çdo qytetarë duhet të jetë në alarm për këtë regjim kriminal që po përjeton. Me të gjitha mënyrat do e rrëzojmë Edi Ramën deri në 2025, me të gjitha mënyrat demokratike, në të kundët pija ti lëngun Edi Ramës.

Zjarr Tv Ad