Analistët Neritan Sejamini dhe Lorenc Vangjeli, kanë debatuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, lidhur me shpalljen non-grata të Sali Berishës dhe provat që ka DASH për korrupsionin e tij, siç pretendohet.
Sejamini tha se DASH nuk mund të ketë prova që implikojnë Berishën në vepra penale, pasi nuk është institucion i zbatimit të ligjit.
Ndërsa sipas Vangjelit, në DASH ka një “ekip gjigand” që punon për këtë punë dhe ka fakte edhe për Berishën.
Debati në studio:
Neritan Sejamini: DASH nuk mbledh prova, e ka të ndaluar të mbledhë prova. Dizenjimi i zotit Berisha është akt politik, nuk është akt i organeve të drejtësisë. Nuk ka dosje kriminale, ka dosje politike të hartuar në Tiranë.
Raporte NGO, artikuj, etj. Nuk ka një dosje ku të ketë fakte të grumbulluara me vlerën e faktit para drejtësisë. Edhe po ti ketë DASH, nu ia çon dot SPAK-ut, sepse nuk është organ i zbatimit të ligjit.
Lorenc Vangjeli: Domethënë iu tek një ditë për çështje humori dhe dizenjoi non-grata Berishën? Ka një ekip kaq gjigand…
Neritan Sejamin: Ku është ky ekip gjigand?
Lorenc Vangjeli: Në kaq filtra sa nuk ta ha mendja. Ti mendon si puna jonë në kafe që mblidhemi?
Neritan Sejamini: Unë di shumë mirë procedurën, e njoh në majë të gishtave.
Lorenc Vangjeli: Atëherë ke probleme me gishtat.
Neritan Sejamini: Ti nuk e di si funksionon qeveria amerikane. Nuk janë si në Shhqipëri, janë të ndara punët. Në Amerikë zonja Kim nuk guxon të mendojë për një gjyaktës, jo më të bëjë deklarata në Twitter.
Lorenc Vangjeli: Ta kanë thënë vetë amerikanët, se instituionet tona kënë punuar…
Neritan Sejamin: Ti nuk e di farë këtë procedurë. Është mjet politik, për t’ju bërë presion qeverive për të luftuar korrupsionit. Sipas teje diplomatët bredhin nëpër lagje dhe hetojnë politikanët?!