Debat te “Komisioni” për marrëveshjen me Britaninë, Alibeaj: A po bën qeveria biznes për kampin refugjatëve

0
21
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Me debat është zhvilluar Komisioni i Ligjeve ku po diskutohet projektilgji “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, për ripranimin e personave dhe protokollit zbatues të marrëveshjes”.

Në këtë seancë ka qenë i pranishëm edhe zv,ministri i Brendshëm, Andi Mahila. Ai është shprehur se ky projektiligj nuk ka të bëjë aspak me kthimin e Shqipërisë në një kap refugjatësh, sic është thënë në disa media të huaja.

“Jo nuk vijnë, nuk është mundësia për të ardhur. Për këtë pyetje tuajën është dhënë sqarim shteruese nga kryeministri, ministrja, ambasadori shqiptar në Britaninë e Madhe, që nuk ka asnjë marrëveshje, asnjë diskutim. Kjo marrëveshje e esktradimit, apo kjo që po diskutojmë tani nuk kanë fare lidhje me këtë lajm totalisht të rremë që është dhënë tani”, u shpreh Mahila në Komision. Po deputeti i opozitës Enkelejd Alibeaj ka pasur dyshimet e veta lidhur me këtë çështje.

“Me palë të tretë që ta kuptojnë të gjithë, është çdo shtet tjetër përveç Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe, nuk është asnjë nga shtetet kufitare të Shqipërisë. Që do të thotë, as kanë kaluar nga Shqipëria dhe as kanë kaluar në Shqipëri, kanë mbërritur në Britani përmes kanalit, dhe ku do i çojnë, do ti çojnë në Shqipëri. Kjo çështje i dedikohet më së shumti këtyre refugjatëve. Dhe çështja tjetër që e bën më delikate këtë marrëveshjes, është çështja e tranzitimit. Gënjej unë apo gënjeni ju? Po them unë diçka që nuk ekziston dhe nuk është e vërtetë? Kjo ishte pyetja.

Cila është kostoja e një refugjati joshqiptar që do të vijë dhe të depozitohet në vendin tonë, media britanike ka nxjerrë edhe koston reale. Kërkohet mesatarisht 100 mijë paund për person, a mos ndoshta është duke u bërë ndonjë biznes në territorin shqiptar për të depozituar refugjatë këtu, me qëllim për të përfituar të gjitha shpenzimet”, tha më tej Alibeaj.

Zjarr Tv Ad