Debate te ‘Ligjet’/ Çupi-Pirdenit: U shpenzuan 190 mln euro tender sekret dhe s’ka mbrojtje kibernetike! Bushka: Po del jashtë teme

0
17
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Projektligji për krimin kibernetik ka shkaktuar debate mes deputetes së PD, Dhurata Çupi dhe kryetares së Komisionit, Klotilda Bushka Ferhati.

Teksa diskutohej në Komisionin e Ligjeve për aderimin e Shqipërisë në protokollin shtesë të Konventës mbi bashkëpunimin e zgjeruar dhe zbulimin e provave elektronike, Cupi i tha zv ministres së Drejtësisë se nuk ka mbrojtje kibernetike, ndonëse janë shpenzuar 190 milionë euro në tender sekret. Në përfundim e pyeti nëse po zhvillohen hetime për këtë cështje.

Bushka iu kundërpërgjigj duke i thënë se po del jashtë teme, ndërsa zv.ministrja Adea Pirdeni i bëri me dije se do t’i sillte përgjigje me shkrim.

Çupi: Janë shpenzuar 190 mln euro në tender sekret për mbrojtjen kibernetike dhe s’kemi mbrojtje, a keni hetim për këtë? Këtu ishte dhe kreu i DISK, që dha një përgjigje për të cilën duhet marrë në hetim, a ka drejtoria anti korrupsion brenda Ministrisë së Drejtësisë një përgjigje për këtë?

Bushka: Po dilni jashtë teme, nuk mund të kaloni në këto pyetje që slidhen me projektligjin…

Çupi: Lëre të përgjigjet, si cakton ti pyetjet!

Zv/Ministrja Pirdeni: Përgjigjen do ja u sjell me shkrim…

Zjarr Tv Ad