Mbledhja e kryesisë së Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike është shoqëruar me debate mes mbështetësve të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe Lulzim Bashës.
Në media dolën lajme se kryedemokrati Basha e kishte etiketuar anëtarësinë e PD-së si anti-amerikane, pas mbështetjes që ata po i japin ish-kryeministrit Berisha.
Por Partia Demokratike në një deklaratë zyrtare sqaron se kryedemokrati Basha nuk e kishte etiketuar asnjëherë anëtarësinë si anti-amerikane, teksa shto se BAsha ka thënë se SHBA kanë qenë, janë dhe do të jenë aleati i Partisë Demokratike për një Shqipëri të zhvilluar dhe demokratike.
Deklarate e Partise Demokratike
Në lidhje me spekulimet që qarkullojnë mbi mbledhjen e sotme të Kryesisë së Grupit Parlamentar të PD-së, Partia Demokratike deklaron:
Kryetari i Partisë Demokratike në asnjë moment nuk e ka etiketuar anëtarësinë, që është shpirti i PD-së, si antiamerikane. Ky është një trillim i qëllimshëm nga ata që prej kohësh keqpërdorin gjithçka për interesa personale.
Z. Basha ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë, janë dhe do të jenë aleati i Partisë Demokratike për një Shqipëri të zhvilluar dhe demokratike dhe askush nuk mund ta cënojë aleancën dhe partneritetin mes Partisë Demokratike dhe SHBA-ve.