Tragjedia në spitalin e Tetovës, Zaev: Nëse mund t’i kthenim jetët e 14 personave do të largoheshim edhe nga politika

0
19
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Zoran Zaev në një deklaratë ka folur sërish për tragjedinë në spitalin e Tetovës. Ai u shpreh se do larhoheshin të gjithë nga politika nëse kjo do të kthente në jetë viktimat, por që nuk mund të ndodhte.

“I kuptoj shqetësimet, por nuk mund të shkarkoni ministër, Qeveri ose Parlament për këtë arsye. Duhet si fillim të dihen arsyet. E dyta duhet ta dimë cili është hapi i dytë. Do ta mësoni dikë 6 muaj të hy dhe ta menaxhon koronën, me spitalin në Tetovë dhe çdo gjë tjetër?

Duhet t’i keni të gjitha informacionet për t’i dhënë përgjigjet e duhura dhe të dilni para qytetarëve me qëndrim. Nëse mund t’i kthenim jetët e 14 personave do të largoheshim edhe nga politika, por një gjë e tillë nuk bëhet”, tha Zoran Zaev.

Në lidhje me dorëheqjen që ka dhënë ministri i Shëndetësisë, ai tha se nuk e di ende, por që ikja e tij do kërkonte kohë në zëvendësim dhe në menazhimin e panemisë.

 “Unë mund të mos i pranoj ose edhe t’i pranoj dorëheqjet. Por përgjegjësia morale është realizuar. A duhet të ketë përgjegjësi tjetër, këtë do ta thonë hetimet. Mua më duhet detaje çfarë me pandeminë? Kë do ta mësojmë? A na duhet kohë plotësuese dhe sa do të na kushtojë në jetën e njerëzve”, tha Zaev ndër të tjera.

Zjarr Tv Ad