Debati i fortë Efi-Kiara, cila gënjen sipas Qetsorit?

0
162
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Si lider i shtëpisë, Qetsor Ferrunaj propozoi dje që banorët që janë në televotim të bëjnë një bashkëbisedim me pjesën tjetër të shtëpisë.

Pasi ranë dakord, banorët u ulën në living nga ku nisën të diskutojnë për raportin e Efi Dhedhes me Kiara Titon dhe Luiz Ejllin.

Efi u shpreh e zhgënjyer nga sjellja e Kiarës dhe Luizit kundrejt saj.

Nita Latifi pyeti Kiarën se përse mbështeti Luizin kur ai tentoi ti kthente gjithë banorët kundër Efit.

Kiara tha se në momentin që Efi kërkoi që ajo mos t’i afrohet e nuk do ta shohë më as me sy, ajo nuk ka më punë me të.

Por Efi u shpreh se Kiara ka nisur lojën e saj me të që jashtë shtëpisë, pasi pa hyrë ende ato kishin folur dhe kishin qëndruar bashkë, e Kiara nuk i kishte thënë asgjë për hatërmbetjen e saj.

Lidhur me këtë, Qetsori në një bisedë vetëm me Nitën, është shprehur se “Efi gënjen”.

Pjesë nga biseda:

Qetsori: Më duket se Efi gënjen, shkurt fare. Me atë që unë kuptoj, situata të tilla, njerëz të ngjashëm që njoh, më kanë dalë në jetë që gënjejnë.

Nita: Në bazë të ndjesive të tua është ky mendim që e thua

Qetsori: Gjithë kohës Luizi, Luizi, Luizi. Luizi është me gocën e vet, do të bësh lojë me Luizin, ik luaj, bëj nja dy formua, kapu me Luizin që ka gënjyer, ku di unë ça ka bërë Luizi. Por jo të qëndrosh ngjitur me Luizin dhe Kiarën.

Nita: Unë jam çuditur pak që kjo është rikthyer duke menduar se do i ketë sërish në krah, duke e pasur parasysh se këta të 3 do luftojnë për një vend në finale.

Qetsori: Me ça guximi i afrohesh aq shumë?

Nita: Ka pritur miqësi. Luizi e ka pasur afruar shumë. Ajo ka pritur që do kenë miqësinë

Qetsori: Për çfarë ta afrojë si shok, si shoqe? Për çfarë, nga fundi i lojës që do zërë fundin e Kiarës?

Nita: Jo, duke marrë parasysh se Luizi luan shumë

Zjarr Tv Ad