Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Ka dhënë dorëheqje nga detyra, Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Brendshme, Elena Pici.
Lajmi bëhet i ditur për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala.
Mësohet se shkak i largimit është bërë debati për aktin normativ për ndërtimet pa leje.
Elena Pici, një figurë që vjen nga Këshilli i Ministrave, deri vonë ishte një emër i panjohur, megjithëse portretin e saj mund ta keni ndeshur në klipin e Alban Skënderaj, në këngën “Mirëmëngjes”.
Nga informacioni zyrtar, Pici është diplomuar në një universitet privat në Shqipëri, në departamentin e ekonomisë e më pas fitoi bursë në Britaninë e Madhe, ku ndoqi studimet master në zhvillimin ekonomik në “London School of Economics and Political Science”.
Ajo zëvendësoi Plarent Ndrecën në këtë detyrë.