“Më morën me forcë”- U shoqërua në polici për ndërtimin pa leje të kotecit të pulave, flet e moshuara: Ndërtimi në oborrin tim

0
276
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

E moshuara 81-vjeçare, Lefkotheia Karasa nga fshati Nartë i Vlorës është kallëzuar në polici për ndërtimin pa leje të një koteci pulash brenda oborrit të banesës së saj. Pas denoncimit nga fqinja e saj, me vendim të Gjykatës policia ka “zbarkuar” banesën e të moshuarës dhe e kanë marrë me forcë.

82-vjeçarja, e cila jeton e vetme, u shpreh se ka frikë të dalë nga shtëpia jo vetëm nga policia por edhe nga fqinjët, me të cilët ka konflikt prej vitesh për pronën.

“Na denoncoi fqinja. Policia më mori me forcë. Çfarë i mora unë asaj, ajo më mori tokën time. Ma goditën me gurë burrin tim të ndjerë, i dëmtuan këmbën dhe pastaj më mori tokën. Më prishën gardhin. Ndërtimi është bërë në tokën time, e kemi fituar gjyqin. Toka është vjehrrit e kam me dokumente”, tha e moshuara.

Burimi:Panorama.al

Zjarr Tv Ad