Debati për shamitë në shkolla/ Myftiu i Shkodrës kërcënon Gjekmarkajn: Mos fut hundët në çështjet e fesë! Hesht, mos prish vlerat e harmonisë

0
1232
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Myftiu i Shkodrës Muhamed Sytari i është përgjigjur deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, i cili është shprehur kundër mbajtjes së shamisë në shkolla.

Myftiu ka hedhur poshtë pretendimet se shamia islame i shërben interesave serbe, si dhe i ka bërë thirrje të gjithë politikanëve dhe akademikëve të tjerë ateistë që të heshtin, pasi ai dhe të tjerë nuk janë thirrur për të futur hundët aty ku nuk duhet.

“Përgjigja më e mirë për të gjithë islamofobët dhe osmanofobët e trojeve shqiptare që nuk reshtin së hedhuri vrer kundër myslimanëve. Nga ata që janë të veshur me petkun e politikës deri ata që me çdo petk, edhe atë të fesë. Që flasin kundër hixhabit. Një që për fat të keq e kemi nënkryetar të Parlamentit tonë, thotë se mbulesa e vajzave tona në Kosovë i shërben serbëve.

Nuk ka asnjë mundësi që hixhabi i nënave tona që na mëkuan me dashurinë për Allahun dhe për tokën e njëri tjetrin, t’i shërbejë serbëve.

Ekstremizmi politik kur fut hundët në çështjet e fesë apo e keqpërdor kthehet në rrezik kombëtar, dhe një kazmë që përpiqet të shkatërrojë harmoninë kombëtare dhe ndërfetare. Ndaj duhet ti dalim përballë e ti themi të heshtë e të merret me punët e tij dhe ti dhe soj sorollopi yt nuk janë thirrur për të prishur vlerat e harmonisë kombëtare. Thirrjet shterpë të atyre që flasin nga foltoret mjerane të politikës dhe akademive me prejardhje ateiste dhe titiste në Kosovë e përtej tyre në vendin tonë, ka ardhur koha t’i themi se jeni modeli më i shëmtuar i prezantimit të diçkaje në vendin tonë”, deklaroi myftiu i Shkodrës.

Më parë Gjekmarkaj kishte deklaruar se projektligji për lejimin e shamisë në ambientet institucionale dhe shkolla është përdorim me pasoja tragjike për imazhin e kombit tonë.

“Projektligji për lejimin e shamisë në ambientet institucionale, shkolla e zyra në Kosovë nuk është respektim i fesë por përdorim i saj politik. Një përdorim me pasoja tragjike për imazhin e kombit tonë”, ka deklaruar më parë Gjekmarkaj të premten.

Mbajtja e shamive në shkolla, ka nxitur një debat të nxehtë edhe në Kosovë, kur kryeministri Albin Kurti deklaroi se do të shqyrtohet lejimi i tyre.

Zjarr Tv Ad