Te inceneratori Tiranës, mbahet sot protesta e parë e Partisë së Lirisë

0
55
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Partia e Lirisë me në krye Ilir Metën do të mbajë pasditen e sotme (13 shtator) protestën e parë.

Meta njoftoi pak ditë më parë se protesta do të mbahet përpara inceneratorit të Tiranës, duke e quajtur “kryeveprën” e korrupsionit të qeverisë.

“Protesta e parë e Partisë së Lirisë, në 13 shtator, ora 18:00, në inceneratorin e Tiranes, ‘kryeveprën’ e korrupsionit të Qeverisë. Ftojmë të gjithe qytetarët” deklaroi Meta pak ditë më parë.

Në një intervistë mbrëmjen e djeshme Meta ka shpërthyer në akuza ndaj kryeministrit Rama duke e krahasuar atë me enë plastike dhe e paralajmëroi se do të jetë kurbani i tij politik.

Kujtojmë që këtë protestë e ka mbështetur edhe PD, pasi Sali Berisha në një deklaratë u bëri thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në protestë.

“Kudo që bëhen protesta, u bëjmë thirrje qytetarëve të marrin pjesë” tha Berisha

Zjarr Tv Ad