Debati për Skënderbeun/ Pasi Xhufi e quajti të palexuar, reagon Lubonja: Kjo është injorancë

0
338
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Është rikthyer edhe një herë debati mes akademikut Pëllumb Xhufi dhe analistit Fatos Lubonja lidhur me figurën e Skënderbeut.

I ftuar mbremjen e djeshme në emisionin “Debati në Channel One”, Xhufi akuzoi Lubonjën si të palexuar duke i sugjeruar të mos merret me figurën e Skënderbeut pasi dëgjoi shkrimin e tij për heroin kombëtar.

Kohë më parë Lubonja kishte deklaruar për Skëndebreun: “Miti i Skënderbeut është një konstrukt historik i ndërtuar në një kohë të caktuar dhe në një kontekst të caktuar luftrash dhe urrejtjesh nacionale. Pra kur ai trajtohet si mit, çështja nuk duhet të shtruar si ka qenë Skënderbeu por si dhe në ç’konteks është strukturuar miti i Skënderbeut. Për mua Skënderbeu është një miti rimarrë dhe i rikonstruktuar mëse një here”.

Por një deklaratë e tij nuk ka mbetur pa përgjigje as nga ana e Lubonjës, i cili i është shprehur se falë njerëzve si Xhufi vendi shihet ende si një vend Stalinist.

“E dëgjoni çfarë thotë?! Të qendrojë larg sikur ky e ka monoplin! Kjo është injorancë. Kur flitet për histori është një e vërtetë që nuk e ka as njëri as tjetri.”-është shprehur Lubonja.

Zjarr Tv Ad