Kryemadhi nga Fieri: 27 Janari do të jetë një protestë kundër mashtrimit të qeverisë

0
273
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Intergrim, Monika Kryemadhi, ka vijuar takimet nëpër rrethe në kuadër të protestët së 27 janarit.

Në ditën e sotme Kryemadhi ishte në Fier ku është shprehur se protesta e 27-Janarit nuk do të jetë as për flamurin e LSI-së apo PD-së por do të jetë për shqiptarët.

“Data 27 Janar do të jetë një protestë kundër flamurit të mashtrimit, sot qytetarët ndihen keq ekonomikisht dhe shpirtërisht, shumë janë larguar nga Shqipëria për jetë më të mirë. Sot shikojmë se si politizohen institucionet shtetërore, prandaj ne themi se njerëzit do të dalin në 27 janar që të jenë të barabartë me të gjithë të tjerët. Sa më shumë të varfër dhe të pashkolluar të jenë qytetarët aq më shumë nënshtrohen nga qeveria,” shtoi kryetarja e LSI-së.

Kryemadhi ka prekur edhe temën e naftëtarëve, për të cilët është shprehur se janë pikërisht ata që janë mashtruar më shumë nga qeveria.

Zjarr Tv Ad