Debati/ Xhaferaj: Na trego emrin e zv/kryeministri që është përfshirë në përgjime me Taçin. Nasip Naço: Je adresuar gabim! Shko në SPAK dhe merr informacion

0
43
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i Partisë Demokratike, Ferdinand Xhaferaj ka debatuar me kryetarin e Komisionit të Sigurisë, Nasip Naçon.

Xhaferaj kishte një pyetje konkrete për socialistët që të bëjnë transparencë për emrine zv/kryeministrit që është përfshirë në përgjimet me Rezart Taçin.

Nasip Naço tha se Xhaferaj e ka adresuar pyetjen gabim pasi për më shumë informacione mund ta marrë në SPAK.

Debati Ferdinand Xhaferaj – Nasip Naço:

Ferdinand Xhaferaj: Doja të pyesja kryetarin e Komisionit të Sigurisë: Kush është emri i zv/kryeministrit që akuzohet se ka dalë në përgjime me Rezart Taçin, sepse Braçe dhe Ahmetaj bëjnë lojëra fjalës jo jam unë jo s’jam unë, doja të dija a ka një emër konkret për këtë përgjim?

Nasip Naço: Për zv/kryeministri mund t’i drejtohet SPAK-ut, nuk merret drejtori me përgjimet, drejto pyetjen aty ku duhet…

Ferdinand Xhaferaj: Braçe ka nxjerrë datat kur ka qenë zv/kryeminsitër, për cfarë i ka bërë publike ai, bëni transparencë. Mbanin minimum përgjegjësie transparenca ju mungon ju të rilindjes.

Nasip Naço: Adreso pyetjen aty ku duhet, nëse drejtori ka informacionj më të detajuar ta thotë, unë nuk di çfarë të them…

Zjarr Tv Ad