Ja kush është deputeti i PD-së që do të shkojë në zyrën e Palokës për të verifikuar firmat për Kuvendin

0
72
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kandidati për kryetar i Partisë Demokratike, Agron Shehaj do të shkojë që të verifikojë firmat e depozituara nga ish-kryeministri Sali Berisha për mbledhjen e Kuvendit.

Nga burime zyrtare është bërë me dije se sot në orën 15:00, Shehaj do të shkojë në zyrën e kryetarit të Këshillit, Edi Paloka, në mënyrë që të verifikojë firmëtarët për degët ku edhe është drejtues politik, në degën nr.7 në Tiranë.

Firmat, të cilat sipas Berishës janë thuajse afro 5000, janë mbledhur për të thirrur një Kuvend të jashtëzakonshëm më 11 dhjetor. Ndërkohë që kryedemokrati Lulzim Basha si kundërpërgjigje me vendim Kryesisë të PD-së, vendosi mbledhjen e Kuvendit më 18 dhjetor.

Zjarr Tv Ad