Degjeneron debati midis sekretarit të Përgjithshëm të PL-së dhe Dritan Hilës: Hajde shkojmë të dy në SPAK

0
62
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi dhe analisti Dritan Hila u përfshinë në debate të ashpra midis tyre në studion e “Open” në News 24, duke degjeneruar në akuza dhe fyerje të ndërsjella. Shkak u bë një deklaratë e Blushit mbi financimet që qeveria bën ndaj portaleve.

Pjesë nga debati:

Blushi: Edi Rama nuk më jep lek për të hapur portal, 8 mijë euro në muaj.

Hila: Portalet sot shumica financohen nga rrjetet sociale. O gazetar, ke harruar zanatin.
Blushi: Nuk kam marrë kokërr leku.

Hila: Në presidencë thonë se ke marrë shumë dhe ke lëvizur me makinat e shtetit.

Blushi: Kurrë nuk kam përdorur makinën e shtetit në jetën time.

Hila: Je vetëm një shpifës i vogël i një partie që është e mbaruar se ka ca si ty ajo parti dhe ka për të shkuar më për dreq!

Blushi: Pse jam shpifës? Ti lëpive atë që ke pështyrë. Kush të bëri gazetar ty?

Hila: Mua më merr të keqen se nuk jam gazetar si puna jote që nuk di të shkruash. S’ke turp nuk ke! Një njeri që nuk ke asnjë artikull.

Blushi: Pyet kush i financon mediat. Nuk do merrem me ty se je peshë e vogël.

Hila: Më nxirr listën e Endri Fugës mua ose shkon në gjyq. Shihemi në SPAK

Blushi: Po më sfidon ti mua! Me një gazetar që përdor makinat e shtetit për të blerë domate.

Hila: Je një plehër e vogël që thua të tilla gjëra. Unë kam dy makina.

Blushi: Fjalorin e rrugës nuk e përdor, se nuk jam njeri i pacipë.

Hila: Ti je një rrugaç!

Blushi: Ky baba je ti që të shikon vajza në televizor dhe dëgjon këtë fjalor.

Zjarr Tv Ad