LUTFI DERVISHI
1-O Zot i plotfuqishëm, bëje që nga fondet e IPARD II, asnjë cent të mos ketë shkuar te biznesmenë të dënuar, të skeduar, të kërkuar në vendet e BE-së për vrasje, kokainë apo prostitucion, bëje që asnjë projekt të mos jetë kopsitur në zyrat e AZHBR!
2-O Hyjni, bëje që asnjë cent të jetë harxhuar në projekte fiktive që ekzistojnë vetëm në letra apo në D3.
3-O i Madhërishëm të përgjërohem që asnjë cent të mos jetë devijuar në projekte që nuk kanë lidhje me zhvillimin rural.
4-O i Gjithëpushtetshëm bëj që asnjë cent të mos ketë shkuar te familjaret e zyrtarëve e politikanëve, te besnikët e partisë dhe të qeverisë dhe te patronazhistët.
5-O Mbret i qiellit dhe i tokës bëje të mundur që asnjë cent të mos jetë derdhur si përqindje komisioni për fitimin e projekteve.
6-O Ati ynë edhe nëse kanë marrë ndonjë cent padashje, trego mëshirë, trajtoji si prapësira fëmijësh që kanë nevojë për riedukim pedagogjik.
7-O Mëshirëplotë zbutja zemrën OLAF-it se shpërndarësit e fondeve të IPARD II këtu janë gjini e pashkollë dhe kanë nevojë për trajnim.
😯 Mëshirëmadh, ëmbëlsoja shpirtin Zyrës Evropiane të Prokurorisë Publike që ta kursejë Shqipërinë këtë herë. Ndalja dorën Komisionit Evropian dhe mos ndërprisni financimin e IPARD III.
9-O Perëndi e diellit dhe e Hënës, ndriçoja rrugën SPAK-ut që të mos kapë ndonjë hajdut të vockël në errësirë.
10-O Zot i Madh, bëje që vjedhja e prezumuar e parave te taksapaguesve evropianë të jetë vetëm e thjesht ëndërr e keqe e një nate të nxehtë vere!