Ish-kryeministri Sali Berisha, është shprehur se SHBA-të kanë tentuar të ndikojnë në Zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Shqipërisë. Berisha tha në “Opinion” se; s’mund të pranojë kurrë që Shqipëria të jetë një vend me Guvernator.
“Nuk mund ta pranoj kurrë unë një gjë të tillë, Shqipëria nuk është shteti i 51 i SHBA-ve”, theksoi ish-kryeministri. Sipas tij, një gjë të tillë nuk e pranojnë as SHBA-të, edhe nëse të gjithë shqiptarët do të ishin dakord. Berisha tha nëse do të ishte kështu, Shqipëria duhet të ecë me këmbët e veta, jo duke i caktuar dikush Presidentin e Republikës.
Diskutimi:
Fevziu: Si me caktu Presidentin?
Fevziu: Presidentin e Shqipërisë?
Berisha: Të Shqipërisë, po kujt tjetër.
Fevziu: Nuk besoj se Ilir Metën e kanë përcaktuar amerikanët?
Berisha: Metën jo, por a nuk u bë një përpjekje e madhe për Sandër Lleshin? Nëse do të ecim në këtë mënyrë, Shqipëria duhet të ecë me këmbët e veta.