Deklarata e fortë e Artan Hoxhës: Gjykata e SPAK i kthen kompleksin luksoz Altin Hajrit që bëri fushatë për Ramën…

0
561
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Altin Hajri edhe pse ishte në kërkim, ka bërë fushatë për Edi Ramën në Shijak. Kjo deklaratë, është bërë nga gazetari Artan Hoxha, i cili ka komentuar vendimin e Gjykatës së Posaçme të Antikorrupsionit, që vendosi të mos sekuestrojë kompleksin luksoz “Golden Resort”, Altin Hajrit. Sipas Hoxhës, ky është fundi i lumtur i përrallës me emër OFL.

Reagimi i gazetarit:

Fundi i lumtur një përralle, me OFL!!! E mbani mend OFL-në (Operacioni Forca e Ligjit) e famshme, që nisi një vit para zgjedhjeve, për ta pastruar qeverinë Rama nga akuza të rënda!! E kujtoni ku nisi ky mega-operacion i propaganduar, me bujë nga qeveria Rama?! E dini ku u shfaq për herë të parë ajo policja bionde me syze dielli të errëta?!!

E mbani mend se një nga akuzat kryesore, që i bëhej presidentit nga qeveria, ishte miqësia e tij me personazhe të botës se errët, subjekt i OFL-se, pikërisht me vëllezërit Hajri?!! Ju kujtohet që në zgjedhjet e 2017-ës një nga mbështetësit kryesor dhe financues të LSI-së në zonën e Shijakut, ishin vëllezërit Hajri?!! E pra, gjithçka nisi tek dera e bukur e kompleksit luksoz Golden, të familjes Hajri në Shijak. Tashmë OFL-ja e arriti qëllimin, e pastroi imazhin e qeverisë para ndërkombëtarëve, se lidhjet me kimin e organizuar janë vetëm nje fake news i medias dhe i kundërshtarëve politike. Ndërkohë zgjedhjet e 25 prillit u fituan me sukses.

Epo tani, bëjini naftën OFL-së, se nuk i duhet më askujt… Kompleksi Hajri, ku u pa i filmuar për herë të fundit Jan Prenga dhe nga ku u zhduk për të mos u gjetur kurrë trupin e tij e tij, tashmë rezulton me vendim gjykate, se është ndërtuar me burime financiare të ligjshme… Kot sa për kuriozitet, po ju bej një pyetje: A e dini, për kë force politike bëri fushate në zgjedhjet e 25 prillit Altin Hajri, pavarësisht se, vazhdonte të ishte në kërkim për rrëmbimin, eleminim dhe zhdukjen e trupit, së Jan Prenges???!!!

Besoj e kuptoni, nuk ka nevoje t’ua them unë…. Në fund, një ndjesë për “çunat e Shijakut”, kemi një vit e gjysëm që jemi marre me ta duke u “rënë në qafe”. Gjykata Speciale ku kanë varur shpresat për drejtësi gjithë shqiptarët, sapo u dha të drejtë. Nuk më mbetet gjë tjetër vetëm se të huazoj batutën e mafiozeve të filmi “Kumbari”; “Djema, asgjë personale, është thjeshtë çështje pune”… shkruan gazetari Hoxha.

Zjarr Tv Ad