Ish-kryeministri Sali Berisha, mbrëmjen e djeshme, ishte i ftuar në “Çim Peka Live”, ku ka bërë deklaratën e fortë, se nuk përjashtohet mundësia e rikthimit në krye të PD-së.
Ngjarjet e fundit me një rrjedhë të papritur, kanë bërë që dhe deklaratat e liderëve politikë të marrin një drejtim tjetër, ndryshe nga sa jemi mësuar në kohën kur ka qetësi politike.
Gazetari Çim Peka, e ka pyetur ish-kryeministrin Sali Berisha, në lidhje me deklaratën e tij se do tërhiqej nga funksionet e tij politike, apo për marrjen e drejtimit të PD, Berisha e ka ndërprerë duke thënë kurrë mos thuaj kurrë.
Peka: Keni thënë se nuk do të ktheheni në pozicione drejtuese?
Berisha: Kurrë mos thuaj kurrë! Never say never. E kam përdorur me Ramiz Alinë dhe e përdor prapë, pasi sot kam ndërruar rrugë dhe po i heq të gjitha pengesat e mia. Nuk përjashtojë asnjë të drejtë time kushtetuese më.