Deklarata e Frrok Çupit: Sali Berisha nuk futet dot as në Itali, për shkak të non gratës

0
120
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Analisti Frrok Çupi shprehet se ish-kryeministri Sali Berisha nuk mund të futet dot as në shtetin italian, për shkak të non gratës të marrë nga SHBA-ja dhe Britania e Madhe.

“Nuk besoj se BE do të merrej me një gjë të tillë për arsye se ajo çfarë ndodhi ndodhi. Ky njeriu që po flasim është çmontuar tashmë. Që nga momenti që SHBA e shpallën të papranueshëm dhe minus të demokracisë, nuk ka më kapacitete politike, ligjvënëse.

Praktikisht Berisha mund të provojë të shkojë në Itali. As Itali nuk shkon dot. Sigurisht që perëndimi funksionon në akordancë me njëri-tjetrin”, tha analisti, në një intervistë për Euronews Albania.

Duke folur për protestën e 6 dhjetorit që do të mbahet në të njëjtën ditë kur në Tiranë do të vijnë krerët europianë, Frrok Çupi tha se tubimi i thirrur nga Sali Berisha mund të konsiderohet një rrezik kombëtar.

“Për të qenë atje ku mund të shkaktojë një skandal, një trazirë, një traumë që është diku pranë ku zhvillohet takimi, diku pranë ku mund të jetë rrezja e sigurisë dhe jo sigurisë, ku mund të bëhen atentate, ku mund të bëhen kamikazllëqe, e të tjerë”, vijoi Çupi.

Zjarr Tv Ad