Deklarata e Ramës për ndërtimet pa leje/ Tomorri: I sekuestroi pallatin Salillarit dhe në më pak se 10 ditë i dha 8 milionë euro tendera

0
100
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetari, Klodian Tomorri

Nga e thena ne te bere

“Ne do ta shtrëngojmë akoma më shumë politikën kundër ndërtimeve pa leje, apo shkeljeve të lejeve të ndërtimit. Se deri tani na ka prishur pune llumi i prokuroreve dhe policeve, qe ja u mbyllin ceshtjet me leke te kamurve,”- tha kryeministri. Kjo eshte propaganda. Tani shikoni faktet.
Doli qeveria para dy javesh dhe tha qe kemi kapur Salillarin me pallat pa leje. Doli e tha vete. Nga ajo date e deri me sot i ka dhene 8 milione euro tendera. 8 milione euro tendera per me pak se 10 dite. Pra i kapen pallatin pa leje, pastaj ja shtrenguan aq shume politiken sa i dhane 8 milione euro kontrata per te rregulluar llacin e kalase se Ali Pashes dhe pisten e garave ne Elbasan.

Tani, popullit i ka mbetur t’i lutet Kryeministrit, aman mos e shtrengo me shume politiken e ndertimeve pa leje se nuk mbajme dot. Se eshte nje risk i madh, qe ketij biznesmenit ne fjale t’i japin nje kontrate 300 milione euro pas ca ditesh. Domethene t’ia shtrengojne edhe me shume.
Nderkohe, Advance Business Solutions, kucedra qe thith parate e AKSHI-t dhe qe ka patur kontratat me te medha per sigurine e sistemeve qeveritare, (shumica sekrete) sot mori nje kontrate tjeter 5.3 milione euro nga AKSHI.

Pse nuk u doli asnjehere emri kompanive qe ishin pergjegjese per sigurine e serverave te qeverise? Pse nuk iu kerkua asnje pergjegjesi ketyre kompanive sepse keto kane marre qindra milione euro per sigurine e serverave? Pikerisht kjo kompania ishte nje nga arsyet. Se gjurmet conin afer, por shume afer, vendit qe nuk duhet te conin.

Mos ja u shtrengoni shume ketyre, por lironi ata mijera fakira qe keni futur ne burg per ndertim kotecesh te pakten se gjynah.

Zjarr Tv Ad